“Atje ku mali takon hënën” çel edicionin e 2-të

schedule15:43 - 25 Maj, 2019

schedule 15:43 - 25 Maj, 2019

Shfaqja e trupës së metropolit “Atje ku  mali takon hënën” e autores Grejs Lin, çel edicionin e dytë të festivalit të kukullave në  Tiranë. Regjisorja e re Joana Omeraj thotë se ndihet me fat që është pjesë e kësaj gare.

Joana Omeraj edhe pse e re si regjisore, e nis karrierën e saj me sfida. Jo vetëm që realizon shfaqjen e parë për femijë , por edhe cel edicionin e 2 të festivalit ndërkombëtar të kukullave në metropol.

Vepra “Atje ku mali takon hënën”  bazuar në një legjendë Kineze, një ndërthurje midis realitetit dhe përrallës, ku në qendër është një vajzë e vogël e quajtur Minli dhe familja e saj e varfër.

 

Regjisorja thotë se kjo pjesë sjell mesazhe universale.

Gjithçka që Minli kishte ishin imazhet e përrallave që dëgjonte nga babai i saj dhe psherëtimat e nënës. Një ditë, në bazë të përrallave dhe takimit me Peshkun e Artë ajo vendos të ndryshojë fatin e varfër të shtëpisë dhe të nisë udhëtimin e saj për tek mali i pafund që të gjejë plakun e mocëm të hënës. Gjatë udhëtimit takon njerëz dhe krijesa të ndryshme të përrallave si për shembull Dragoin, i cili do të bëhet dhe shoku i saj më i mirë. Në fund, pas shumë peripecive dhe aventurash, Minli kupton se nuk kishte nevojë për asgjë tjetër përveçse familjes së saj. Ajo niset për në shtëpi e lumtur që gjatë udhëtimit kishte ndihmuar jo vetëm shokun e saj dhe shumë të tjerë, por pa vetëdije kishte ndryshuar dhe fatin e shtëpisë

Klau’s Film Association dhe Teatri Metropol  ne edicionin e dytë të  Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave do të sjellin deri 8 trupa nga e gjithe bota  deri me 1 Qershor. Shfaqjet e paradites do të jenë në orën 11 në teatrin e metropolit, ndërsa pasdite në orën 20.00 shfaqjet do të projektohen në Sheshin Skenderbej./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!