Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Atje ku luftova për 20 vjet më hodhën në rrugë”, Dashnor Sula rendit objektivat si Kryeinspektor i Përgjithshëm

schedule11:47 - 13 Shkurt, 2026

schedule 11:47 - 13 Shkurt, 2026

Dashnor Sula e ka cilësuar detyrën si Inspektor i Përgjithshëm, një sfidë të re në shërbim të integritetit institucional dhe forcimit të drejtësisë në vend.

Në fjalën e tij, Sula theksoi se e ka pranuar përgjegjësinë për shkak të vlerësimit maksimal për vizionin e institucionit që do të drejtojë. Ai pranoi hapur edhe të kaluarën e tij politike, duke nënvizuar se, pavarësisht kritikave dhe përplasjeve ndër vite, ka zgjedhur të kontribuojë aty ku beson se mund të sjellë ndryshim konkret.

“Kam pranuar këtë sfidë, sepse iu vlerësoj maksimalisht për vizionin që ju keni. Ndoshta është e paimagjinueshme që një demokratë që për 20 ju ka kritikuar dhe la gjuajtur me gurë në shtëpinë tuaj, nuk kam turp që ta them që atje ku kam luftuar dhe kam fituar dhe më kanë hedhur në rrugë, kurse tek ju kam konkurruar, kam fituar dhe kam dalë i pari. Për të gjithë ata demokratë apo socialistë të marrin guximin që të konkurrojnë. Unë 3 gjëra i kam të panegociueseshme: do kem gjithë përkushtimin maksimal gjatë 24 orëve, përkushtimi do jetë maksimal dhe do të punojmë të gjithë bashkë, e dyta për integritetin tim moral nuk pretendoj që gjithçka do jetë mrekullia, por do të ketë një përmirësim të dukshme.



Do të ketë drejtësi. Drejtësi dhe vetëm drejtësi do ketë. Do të krijojmë një frymë të mirë për bizneset. Sfida është digjitalizimi. Ligji na ka përcaktuar edhe inspektimet e planifikuara, por na ka lënë edhe hapësirën e emergjencës, inspektoratet të jenë në vigjilencë. Janë shumë gjëra që do i diskutojmë në çdo moment. Nga i pari tek i fundit, do të verifikojmë për çdo inspektor të Shqipërisë, që kërkon të jetë në pozicionin e duhur”, tha Sula./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!