Kurba e infektimeve dhe vdekjeve në Greqi vijon që të jetë shqetësuese. Në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë shënuar 1193 raste të reja me koronavirus, teksa dje ishin 1,747 raste. Sot u shënuan 98 viktima.
Dje numri i të vdekurve shkoi në 121, për herë të parë kjo shifër brenda një dite në Greqi, megjithatë sot pati një rënie. Por pavarësisht rënies, numri i rasteve dhe fataliteteve nga koronavirusi në Greqi trondit dhe shqetëson qytetarët, ekspertët, por edhe qeverinë greke.
Sa i përket intubuarve, dje ishin 606, ndërsa sot janë 603. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, më shumë raste të reja u zbuluan në Atikë sesa në Selanik, që është një nga zonat më problematike përsa i përket përhapjes së koronavirusit./ db/Abcnews.al