Atiç pas betimit: Do të punojmë për të gjithë qytetarët, pa diskriminim

schedule12:33 - 19 Maj, 2023

schedule 12:33 - 19 Maj, 2023

Pas betimit, kryetari i veriut të Mitrovicës, Erden Atiç, ka deklaruar se ai dhe ekipi i tij do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës që të takojnë politikanët e zgjedhur në mënyrë të arrjnë bashkëpunimin.

Para gazetarëve, Atiç ka thënë se angazhimin më të madh do ta kenë në normalizimin e kësaj pjese të vendit.

“Unë si kryetar komune, me gjithë ekipin, do të punojmë për të gjithë qytetarët e komunës veriore të Mitrovicës, pa dallim dhe pa diskriminim. Angazhimin më të madh kemi me bë për me normalizu këtë pjesë të komunës edhe i bëj ftesë të gjithë qytetarëve që të vinë të na takojnë dhe të na vizitojnë këtu dhe të bashkëpunojnë sam ë mirë për të mirën e qytetarëve”, ka thënë ai. E për ta mbështetur në ditën kryesore të tij, krah kryetarit të ri të veriut të Mitrovicës ka qëndruar ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Si Qeveri do të jemi në mbështetje të tyre sikurse secilës komuna tjetër në Republikën e Kosovës, në implementimi ne mandatit të tyre ligjor dhe kushtetues. Shumë e rëndësishme që qytetarët e pjesës veriore të kenë shërbime adekuate cilësore edhe të kenë komunën dhe kryetarin, dhe nënkryetarin afër tyre. Për ne është shumë e rëndësishme kjo përbërje e kabinetit të kryetarit“, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa nënkryetarja e zgjedhur, Katarina Axhançiç, ka thënë se është koha të punohet së bashku duke pasur prioritet interesat e qytetarëve.

“Mendoj se është koha që më në fund të ulemi dhe të pajtohemi së bashku se cilat janë prioritetet e qytetarëve tanë, qytetarët tanë meritojnë, nëse e meritojnë të gjithë, por sidomos qytetarët tanë, t’ua lehtësojmë, t’ua bëjmë jetën më të mirë, që më në fund të fillojnë të rregullojmë diçka dhe të bëjmë diçka“, ka thënë ajo. Në një seancë solemne në ambientet e Komunës në veri të Mitrovicës, ka dhënë betimin kryetari i ri, Erden Atiç.

E veçanta e kësaj ishte flamuri shtetëror i Kosovës, i cili është vendosur për herë të parë në këtë objekt.

Gjithçka ka kaluar pa incidente, ndërsa përreth objektit të Komunës është parë prezencë e shtuar e forcave të sigurisë.

/KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!