Athina përfshihet nga flakët, mbi 60 viktima

schedule12:25 - 24 Korrik, 2018

schedule 12:25 - 24 Korrik, 2018

Mbi 60 viktima, mbi 170 të plagosur, disa persona të zhdukur dhe banesa të shumta të shkatërruara janë pasojat e deritanishme të zjarreve që kanë përfshirë disa zona te Athinës. Autoritetet thonë se ky bilanc tragjik pritet të rritet.

Protothema raporton se sëfundmi janë gjetur dhe 10 viktima të tjera në zonën Mati të Athinës. 16 nga të plagosurit janë fëmijë. Siç raportojnë mediat vendase, qindra zjarrfikëse po luftojnë me flakët, ndërsa njerëzit kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa ka kërkuar ndihmën e shteteve të tjera për normalizimin e flakëve të zjarrit që kanë krijuar një situatë kaotike në kryqytetin grek.

Tsipras ndërpreu edhe një vizitë zyrtare në Bosnje, pasi situata nga shërbimi zjarrfikës u konsiderua jashtëzakonisht e vështirë. Ndërsa pas kthimit në vend, ai ka njoftuar se në orën 14:00 do të mbajë një takim me shtabin e emergjencës lidhur me reagimin ndaj vatrave të zjarrit, gjetjen dhe shpëtimin e qytetarëve si dhe masat e nevojshme për mbrojtjen e qendrave të banuara.

Kryqi i Kuq raporton se vetëm në një vilë në zonën e Mati-t janë gjetur 26 persona ta pajetë. Autoritetet thonë se janë duke u zhvilluar disa operacione për kërkimin e qytetarëve që janë shpallur të zhdukur.

Ndërkohë, autoritetet njoftuan se prokurori i Gjykatës së Lartë në Greqi është urdhëruar për të nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit. Sa i përket kësaj, ministri për Rendin Publik dhe Mbrojtjen Civile, Nikos Toskas, beson se zjarri nuk ishte i paqëllimshëm. Ndërkohë, qeveria ka shpallur 3 ditë zie në nderim të viktimave.

/abcnews.al