Athina, notë diplomatike Shkupit

schedule15:53 - 10 Shkurt, 2019

schedule 15:53 - 10 Shkurt, 2019

Greqia do t’i dërgojë ditën e hënë një notë diplomatike Maqedonisë, për ta informuar mbi ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe protokollit të anëtarësimit në NATO. Lajmin e ka bërë të ditur ditën e diel zëvendës ministri i Jashtëm grek Jorgo Katrugalos. Kjo do të thotë se nga e hëna fqinji verior i shtetit helen do të quhet Maqedonia e Veriut dhe jo më Maqedoni. “Marrëveshja e Prespës është e qartë dhe e prerë, vendi fqinj do të citohet në të gjitha organizatat, në marrrëdhëniet dypalëshe dhe në punët e brendshme të tij me emrin e ri kushtetutes”, ka deklaruar Katrugalos. Pasi të marrë notën diplomatike nga Athina topi do të kalojë në fushën e Maqedonisë, të cilës do t’i takojë të bëjë ndryshimet e brendshme dhe t’u kërkojë Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha vendeve njohjen me emrin e ri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!