Ditën e sotme në Greqi priten protesta masive. 5500 policë, helikopterë dhe dhjetëra mjete zjarrfikëse janë vendosur në alarm të kuq për ruajtjen e rendit ngjatë protestave që do të organizohen në kujtim të 50 vjetorit të kryengritjes studentore të politeknikumit të Athinës.
Policia ka njoftuar qendra e Athinës do të mbyllet për automjetet që prej orës 13 dhe deri në përfundim të protestave, ndërkohë që edhe stacionet e metrosë Panepistimio, Sindagma, Evangjelizmos dhe Megaro Muzikis do të jenë të mbyllura.
Autoritetet druhen se protestat do të jenë dhunshme, ndaj dhe kanë kërkuar prej pjesëmarrësve të mos përfshihen në akte dhune ndaj policisë dhe pronave të qytetarëve.
Ndërkohë drejtoria e policisë së Athinës, deklaroi se forcat e saj do të shoqërojnë paraprakisht çdo të dyshuar se merr pjesë ose organizon akte dhune./abcnews.al