Athina kërcënon Shkupin/Mitsotakis: Kur dikush tërheq litarin, duhet të jetë gati edhe të mbytet

schedule10:15 - 25 Maj, 2024

schedule 10:15 - 25 Maj, 2024

Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, i ka dërguar sërish mesazh lidershipit politik dhe shtetëror të Maqedonisë së Veriut pas qëndrimit sfidues për ta quajtur vendin “Maqedoni”.

“Kur dikush e tërheq litarin, duhet të jetë gati dhe të mbytet”, tha Mitsotakis.

“Dhe nëse del nga kursi i rënë dakord, le ta dijë se do ta gjejë të mbyllur rrugën drejt Europës”, ​​rrugë e cila siç thotë ai kalon nga Greqia dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare”

Pas presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska-Davkova, edhe fituesi i zgjedhjeve, Christian Mickoski, këmbëngul në përdorimin e termit “Maqedoni”.

Kryetari i VMRO-së i cili do të jetë kryeministri i ardhshëm i shtetit fqinj, në shkelje të marrëveshjes së Prespës ka zgjedhur që të mos i referohet vendit të tij si Maqedoni e Veriut. Sipas lidershipit të ri, kjo është një e drejtë e tyre për ta quajtur vendin siç ato duan.

Kjo ka nxitur debate mes 2 vendeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!