Atentati që tmerroi amerikanët në metro, policia në kërkim të 62-vjeçarit të dyshuar për sulmin

schedule09:20 - 13 Prill, 2022

schedule 09:20 - 13 Prill, 2022

Policia e Nju Jorkut është në kërkim të një 62-vjeçari, të cilin e konsideron si “person me interes ” për sulmin e përgjakshëm që ndodhi në metronë e Bruklinit të martën e 12 prillit.

62-vjeçari Frank James kishte marrë me qira një furgon me autoritetet që besojnë të ketë lidhje me sulmin e përgjkshëm në metronë e Bruklinit.

Policia kërkon që kushdo që ka informacion për 62-vjeçarin të kontaktojë autoritetet. Policia ofron 50 mijë dollarë pëe këdo që do të ndihmojë në arrestimin e autorit.

Nee York Times raporton se 62-vjeçari, i cili ka banuar në Wisconsin dhe Filadelfia, duket se ka postuar dhjetëra video në rrjetet sociale vitet e fundit, në të cilat shpreh pikëpamje fanatike .
Së fundmi kishte kritikuar kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams.

Lexo edhe: Njerëz të shtrirë, kaos, tym dhe policë që vrapojnë kudo: Dalin pamjet e metrosë pas sulmit në New York

Mediet e huaja shkruajnë se çelësi i furgonit të James u gjet në vendin e krimit, si dhe një kartë krediti që ai kishte marrë nga Filadelfia.

Pas sulmit, gjurmët e tij janë zhdukur.

Nga ngjarja e përgjakshme mbetën të plagosur gjithsej 16 persona, ndërsa autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë për një akt terrorist, edhe pse për momentin nuk trajtohet si i tillë, pasi nuk dihen ende motivet e autorit dhe nuk ka prova.

Nga të plagosurit, 10 kanë marrë plagë nga plumbat dhe pesë janë duke u trajtuar në gjendje kritike, por të qëndrueshme.

Zjarrfikësit u thirrën në vendngjarje dhe gjetën disa persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, si dhe lëndë shpërthyese të vendosura në stacionin e metrosë 36th Street në lagjen Sunset Park.

Policia thotë se bombat e gjetura janë joaktive.

Dëshmitari okular: “Të shtënat dukeshin si fishekzjarrë”

Një dëshmitar okular i cili ishte në vagonin e metrosë ku ndodhën të shtënat përshkroi për CNNi kaosin që mbizotëronte atje, duke thënë se pa “shumë gjak dhe se të shtënat dukeshin si fishekzjarrë”. Pamjet nga metroja tregojnë pasagjerët që marrin ndihmën e parë nga bashkëpasagjerët e tyre.

Autori dyshohet të jetë një burrë me uniformë pune, i cili papritur ka hapur zjarr ndaj pasagjerëve.

Video dokumentar nga momenti i sulmit

Autori, i cili sipas dëshmive ishte veshur me jelek të verdhë dhe maskë kundra gaz, ka nisur sulmin brenda një metroje në lëvizje. Ai dyshohet se hodhi tym në vagon dhe menjëherë filloi të qëllonte./ABCNEWS.AL/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!