Në trupin e presidentit të Haitit u qëllua 12 herë, dhe njëri nga sytë iu dëmtua rëndë ndërsa vrasësit e armatosur mësynë në vilën e tij. Jovenel Moïse humbi jetën në vend ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur rëndë. Mediat raportojnë se vajza e tyre Jomarlie u fsheh në një nga dhomat.
Personat e armatosur rëndë u futën në vilën e presidentit, qëlluan me breshëri automatiku Moïse duke bërë që 53-vjeçari të mbetej i shtrirë i rrethuar nga një “pishinë” gjaku. Kurse, dy punonjës të shtëpisë u lidhën nga personat e armatosur të cilët thërrisnin “operacionin i DEA-s” duke pretenduar se ishin oficerë të SHBA e flisnin anglisht e spanjisht.
Zonja e Parë Martine, 47, u qëllua në këmbë, në bust dhe në dorë, e më pas u transportua në gjendje kritike për në spitalin e Miam-it. Më pas, siç njoftoi kryeministri i vendit që ka marrë tashmë pushtetin në dorë, mjekët thanë se ajo ishte jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al/