Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

ATENTATI/ Paralajmërimi i fortë i gazetares: Zyrtarë të lartë në burg nëse hapet dosja e pronave në Gjirin e Lalzit

schedule16:28 - 5 Nëntor, 2019

schedule 16:28 - 5 Nëntor, 2019

Breshëritë e automatikut ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj si edhe dy personave të tjerë që gjendeshin në të, Aleksandër Laho dhe Andi Maloku pritet të shërbëjnë si një shkak për të thelluar hetimet në lidhje edhe me pronat në zonën e Gjirit të Lalzit dhe Durrësit.

Në një lidhje të drejtpërdrejt gazetarja Glidona Daci theksoi se nëse hetimet thellohen në këtë drejtim, pritet që në “rrjetë” të bien emra të njohur të politikës nga të dyja krahët, të cilët dyshohet se janë përfshirë drejtpërdrejt në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit dhe Durrësit.

“Aleksandër Laho është personi që ka lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e Gjirit të Lalzit dhe Durrësit dhe sipas hetimeve të prokurorisë, nëse dosja do të hapet e gjitha, pritet që të përfshijë emra të njohur të të majtës dhe të djathtës në vend.

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të bëjë edhe arerstime të tjera të përfshirë në këtë çështje”, tha gazetarja, ndërkohë që paralajmëroi arrestimin edhe të dy personave për atentatin ndaj makinës së prokurorit Ndoj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!