Atentati në Vlorë/ Rrumbullaku ngre grup të posaçëm për zbardhjen e ngjarjes

schedule11:22 - 9 Janar, 2024

schedule 11:22 - 9 Janar, 2024

Ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë ku u ekzekutua me snajper Gëzim Sinomati, ka vënë në lëvizje autoritetet.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar takime prej dy ditësh në Drejtorinë e Vlorës. Mësohet se është ngritur një grup i posaçëm për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen.

“Po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Janë grumbulluar një numër i madh i pamjeve filmike në zonë”.

Gjithashtu mësohet se Rrumbullaku ka urdhëruar hartimin e një plani të detajuar operacional kombëtar, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.

/abcnews.al/