VLORË- Kamerat e sigurisë përreth zonës ku ndodhi ngjarja ditën e diel në Vlorë kanë iksuar një person me kapele, shall dhe maskë, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes ku mbeti i vrarë Renato Hoxhaj.
Ndërkohë policia ka ndaluar tashmë një person të dyshuar të përfshire në ngjarje, ndërsa hetimet vijojnë.
58-vjeçari u ekzekutua pak metra larg banesës së tij në qytetin e Vlorës. Ai u qëllua për vdekje me tre plumba./abcnews.al