Atentati në Vlorë/ Gazetari: Prova kryesore që ka grupi hetimor është telefoni i viktimës, ngjarja tipike mafioze

schedule23:39 - 14 Janar, 2025

schedule 23:39 - 14 Janar, 2025

Gazetari Trashëgim Sokolaj foli për atentatit që tronditi Vlorën një natë më parë.

“Ora e Fundit” në ABC News, gazetari theksoi se vrasja e 30-vjeçarit Kristian Marku dukej e mirëorganizuar.

“Duket që kemi të bëjmë me një ngjarje të mirëorganizuar. 30-vjeçari ishte një person me precedentë penalë. Ngjarja duket tipike mafioze dhe në një zonë që nuk ka pasur dëshmitarë. Prova kryesore që ka grupi hetimor në duar është celulari i 30-vjeçarit që është gjetur në automjetin e viktimës. Një fakt tjetër është edhe targa që i përkiste makinës së një polici që e kishte denoncuar të vjedhur automjetin kohë më parë. E vetmja histori prezente për policinë është historia e hakmarrjes”, ka thënë gazetari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!