Atentati në Vlorë: Dyshohet për dy autorë, shoqërohen 8 persona

schedule17:49 - 26 Janar, 2021

schedule 17:49 - 26 Janar, 2021

Tetë persona janë shoqëruar në polici ditën e sotme, pas ngjarjes ku mbeti i plagosur Marion Mitro, i cili ishte shënjestra e një atentati të mirëorganizuar. Gazetari Elton Nika raporton për abcnews.al se në polici janë shoqëruar 8 dëshmitarë, të cilët kanë qenë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Lexo edhe: EMRI/ Atentat në Vlorë, plumba ndaj Marion Mitros: Gjendet makina e djegur e autorëve

Burime bëjnë të ditur se nuk është gjetur asnjë gëzhoje në vendin e ngjarjes por as në automjet. Të njëjta burime thonë se mendohet se në atentat kanë marrë pjese dy persona.

Policia është e paqartë nëse personat janë ndihmuar nga të tjerë apo jo. Blutë e Vlorës tregohet e rezervuar ne dhënien e informacionit pasi sipas tyre është duke u hetuar.

Mitro mori dy plumba, njërin në kokë dhe tjetrin në krah. Pas atentatit ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, policia ka gjetur të djegur një mjet në rrugën Vlorë-Selenicë.

Marion Mitro, më parë është dënuar si pjesë e bandës së tritolit të Julian Sinanajt dhe vendosjen e tritolit në makinën e ish-prefektit të Vlorës Besnik Dervishaj, e cila u zbulua brenda gardhit të kryeministrisë, ku ai kishte shkuar për një takim. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!