Një atentat më lëndë shpërthyese ndodhi mesditën e sotme në aksin Tiranë-Elbasan, shumë pranë zonës së Saukut në kryeqytet. Një sasi lënde eksplozive shpërtheu në makinën tip “Mercedez Benz” teksa ishte duke lëvizur në këtë aks, ndërkohë që shoferi, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj mori plagë të rënda duke humbur të dyja këmbët.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërrriti polici dhe autombulanca për ta dërguar në spital, por siç bëjnë me dije blutë e Tiranës, Sadikaj ndërroi jetë në ambientet e spitalit për shkak të plagëve të mëdha që mori.
Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat speciale RENEA për shkak të situatës së krijuar, ndërkohë që efektivë të tjerë janë duke marrë provat për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /abcnews.al