Shkodra është tronditur sërish nga të shtënat me armë mbrëmjen e së enjtes. Është qëlluar me breshëri ndaj një makine tip “Audi” në pronësi të Alban Bruçit.
Burime bëjnë me dije se ai ishte në makinë kur u qëllua. Në vendngjarje janë gjetur 20 predha.
Ndërkohë burime për Abc bëjnë me dije se Bruçi është arrestuar në vitin 2016-të se ka plagosur një person me armë.
/Abcnews.al/