Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër.
Viktimë ka mbetur shtetasi Kristian Kola, 34-vjeç.
Policia e Shkodrës ka deklaruar se autorë ishin dy persona. Kola ishte në ambientet e jashtme të një lokali, ku u vra nga dy personat.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al

