Atentati në Shëngjin, autori e ndoqi një nga shënjestrat 50 m duke qëlluar me pistoletë

schedule14:50 - 23 Tetor, 2017

schedule 14:50 - 23 Tetor, 2017

 

Policia e Lezhës ende nuk ka identifikuar autorët e sulmit me armë zjarri mbremë në qendër të Shëngjinit. Njëri nga të plagosurit Florian Dushku u qëllua me armë edhe ditën e zgjedhjeve në qershor.

50 metra me pistolete ne dore e ndoqi atentatori njeri nga shenjestrat mbremjen e shkuar ne Shengjin.

Florian Dushku dhe Samet Berçaj aktualisht ne spital jashte rrezikut per jeten moren plumba ne gjymtyre ishin duke ecur ne trotuar kur nje makine u ndaloi te kembet.

Njeri nga autoret qe ndodhej ne vendin e pasagjerit nisi te qelloj me pistolete.

Dushku dhe Bercaj vrapuan per tu fshehur, por autori zbriti dhe ndoqi njerin prej tyre per 50 m me arme ne dore.

Per fat si Dushku dhe Bercaj i mbijetuan ketij sulmi me arme. Autori u largua me shpejtesi me makine dhe policia akoma nuk ka shpallur identitetin e tyre.

Per 28 vjeçarin Dushku është hera e dytë që qëllohet me armë. Ditën e zgjedhjeve, në 25 Qershor ai pati një konflikt me tre persona.  Dushku njihet si mbështetës i LSI-së. Për ngjarjen e 25 Qershorit, policia shpalli në kërkim tre persona: Samuel Ndokën, Damian Ndokën dhe Gentian Markun.