55 vjeçari Urim Vata, që mbeti i plagosur mbrëmë në Paskuqan, në periferi të Tiranës, mund të mos ketë qenë objektivi i atentatit. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se autori mund të ketë ngatërruar shënjestrën. Gjatë marrjes në pyetje nga oficerët, Vata ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me askënd. Po ashtu sipas burimeve nga policia, 55 vjeçari është person pa precedentë penal. Urim Vata mbeti i plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së zones, ku ndodhi ngjarja për të arritur në gjurmët e autorëve./abcnews.al
Atentati në Paskuqan, autorët mund të kenë ngatërruar objektiv
schedule14:19 - 27 Nëntor, 2018
schedule 14:19 - 27 Nëntor, 2018