Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentat rivalit të Aldo Bares/ Julian Sulo i shpëton breshërive të plumbave, autorët djegin makinën

schedule11:19 - 25 Nëntor, 2025

schedule 11:19 - 25 Nëntor, 2025

LUSHNJË- Detaje të reja dalin në dritë nga të shtënat me armë zjarri, pranë spitalit në Lushnjë. Raportohet se shënjestër e atentatit ka qenë Julian Sulo, i njohur si rival i grupit të Aldo Bares.

Policia thotë se 45-vjeçari është plagosur në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi Julian Sulo, 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!