Atentati në Lundër/ Këqyren 4 vende ku kanë lëvizur autorët, analizë qelizave telefonike

schedule12:11 - 28 Maj, 2025

schedule 12:11 - 28 Maj, 2025

Tiranë- Detaje të reja janë zbardhur sa i takon ngjarjes me 4 të plagosur në Lundër mbrëmjen e 17 prillit.

Sipas burimeve për ABC News, grupi hetimor ka shkuar ne 4 vende te ndryshme ku janë parë nga kamerat e sigurisë lëvizjet e autoreve të dyshuar dhe janë marre qelizat e antenave telefonike.

Sipas anëtarëve të grupit te hetimit zbërthimi i qelizave telefonike do te zbuloje se çfarë telefonatash janë kryer ne 4 lokacionet ku kane lëvizur dhe autoret dhe kujt i përkasin numrat te cilat kanë kryer telefonatat ose kane lëvizur pranë antenave ku janë marrë qelizat telefonike.

Grupi hetimor ka shprese edhe me marrjen e përgjigjeve të profileve gjenetike qe kane cuar për verifikim te mund te bien ne gjurmët e autoreve që dyshohet se janë 2.

Nga ana tjetër pritet edhe ardhja e babit te dy fëmijëve të mbetur te plagosur për tu marre një deklarate me e hollësishme në lidhje me pistat qe ka ngritur grupi hetimor të cilat janë dy .

E para është ajo e një përfshirje në fajde dhe tjetra mundësia e ngatërrimit të objektivit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!