Atentati në Lundër/ Karamuço: ADN e autorëve, e përzier. Është e vështirë që të identifikohet

schedule08:50 - 25 Prill, 2025

schedule 08:50 - 25 Prill, 2025

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ADN e autorëve të atentatit në Lundër është e vështirë të identifikohet.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Karamuço u shpreh se mund të ketë ndihmë nga autoritetet e huaja.

“ADN është e përzier, nuk e identifikon dot, është shumë e vështirë. Këto janë gjëra shumë shkencore, por mendoj se mund të na ndihmojnë ndërkombëtarët në këtë drejtim. Por ne kemi pasur edhe autorë që e kanë kyçur gojën. Nuk flasin dhe nuk e kupton dot se kush është porositësi i tij”, theksoi ndër të tjera, profesori i kriminalistikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!