Atentati në Larushk, Apeli lë në burg Valter Bamin

schedule10:47 - 28 Korrik, 2023

schedule 10:47 - 28 Korrik, 2023

TIRANË- Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka lënë në burg Valter Bamin të arrestuar për armë mbajtje pa leje në lidhje me atentatin në Larushk, ku humbi jetën Ramazan Sino dhe u plagosën fëmijët e Gentian Bejtjes.

Ai iu nënshtrua një ekspertimi dhe rezultoi se në dorën e tij të majtë u gjetën mbetje baruti. Por, për avokatin e tij mbrojtës Ilir Murati, gjurmët e barutit kanë ngeluar në duart e klinetit të tij për shkak se ai është posedues i  një arme sportive me të cilën kryen qitje herë pas here.

Sipas avokatit, ditën që ka ndodhur atentati, Bami ndodhej në banesën e tij dhe nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë./ n.m.abcnews.al