Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i ndodhur në fshatin Larushk në Krujë ku humbi jetën një person dhe u plagos nipi i tij.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton për ABC News se makina që dyshohet se është përdorur në ngjarje është e vjedhur.
Ndër të tjera mësohet se brenda makinës tip Golf 5 pa targa me benzin që është djegur totalisht, janë gjetur edhe 3 kallashnikovë që dyshohet se janë përdorur në atentatin ku mbeti viktimë kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sino dhe i plagosur djali i tij Alvi Bejtja.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në oborrin e banesës së Gentjan Bejtjas, ku dyshohet që ishte dhe objektivi i këtij atentati./abcnews.al