Atentati në Kamëz/ ABC News siguron foton e mjetit të viktimës, pak minuta pas të shtënave

schedule19:19 - 24 Janar, 2025

schedule 19:19 - 24 Janar, 2025

ABC News ka siguruar foton e automjetit brenda të cilit u gjet i vrarë Lulzim Visha në zonën e Kamzës. Sipas gazetares Bleona Sari, fotoja e automjetit është pak minuta pas ekzekutimit të 48 vjeçarit.

Më herët, u raportua se në një nga banesat e kontrolluara në zonë është gjetur edhe një armë me silenciator. Dyshohet se edhe Visha është qëlluar me silenciator pasi nuk janë dëgjuar zhurma.

Pista kryesore ku janë përqendruar hetimet është ajo e hasmërisë. Vëllai i viktimës, Besnik Visha, ka ekzekutuar në 1997 me armë zjarri Refik Domin, në afërsi të Universitetit Bujqësor./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!