Pas shuarjes së plotë të zjarrit në makinën e dyshuar të përdorur nga autorët për atentatin e Fushë-Krujës, janë gjetur në brendësi të mjetit tre armë zjarri automatike. Targa e mjetit del e vjedhur e kallëzuar si e vjedhur në Tiranë këtë vit.
Gazetarja e Abc bën me dije se dyshohet se kanë qenë 4 autorë, ku tre kanë dalë nga mjeti dhe kanë qëlluar para mjetit në drejtim të viktimave.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se shtetasi Diklen Vata që mundi të dilte nga mjeti i plagosur, por i gjallë është qëlluar dhe nga afër me armë.
Në vendngjarje janë sekuestruar mbi 50 gëzhoja armësh automatike.
Një prej viktimave të djegura dyshohet se është Brilant Martini ndersa tjetri shoferi i mjetit, dyshohet Besmir Hoxha. /abcnews.al