E kapi plumbi në shpatull, për t’i shpëtuar policisë “korçari” erdhi për t’u mjekuar te “Trauma”

schedule16:36 - 25 Nëntor, 2020

schedule 16:36 - 25 Nëntor, 2020

Elvis Koçi (Çaushllari) i njohur edhe si “Korçari” që mbeti i plagosur nga përplasja me armë zjarri në Elbasan mesditën e sotme ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai erdhi në Tiranë për t’u mjekuar fshehurazi, por u prangos.

“ABC” mëson se 28 vjeçarin e ka kapur një plumb në shpatull, por gjendja e tij është e stabilizuar pas ndërhyrjes që iu bë nga mjekët. Nga pamjet e siguruara nga “ABC”, spitali i Traumës është i rrethuar nga forca të shumta policie.

Por si ndodhi ngjarja në Elbasan?

Policia njofton se një person e ka arrestuar dhe një e ka shpallur në kërkim për shkëmbimin me armë zjarri në mesditë në lagjen “Emin Matraxhiu”. I arrestuari është Elvis Koçi (Çaushllari) 28 vjeç, banues në Elbasan. Ndërkohë që në kërkim është Migert Qosja 25 vjeç, banues në Elbasan.

Sipas policisë rezulton se Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri.

Si pasojë Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë. Vijon puna për kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, Migert Qosja./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!