Shoqërohej me të dyshuarin e atentatit në Don Bosko/ Arrestohet efektivi i RENEA-s

schedule16:27 - 14 Mars, 2023

schedule 16:27 - 14 Mars, 2023

TIRANË- Një efektiv i RENEA-s është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Ai u kap pasi gjatë vëzhgimeve të kryera prej muajsh, ai vazhdonte të mbante takime me elementë të inkriminuar dhe problematikë.

Efektivi nuk ka lidhje me atentatin e “Don Boskos”, por ai është shoqëruar më parë me një prej personave, i cili, sipas grupit hetimor, dyshohet se ka dijeni për atentatin me 1 të vdekur dhe gjashtë të plagosur të ndodhur mbrëmjen e së dielës.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra, bën me dije se në automjet është gjetur një sasi e konsiderueshme parash.

“Një efektiv i forcave të RENEA me urdhër të Prokurorisë është arrestuar. Ai është mbajtur nën vazhdim  prej muajsh. Ai është arrestuar për tre vepra penale, në lidhje me tre akuza të ngritura zyrtarisht, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe ajo e fshehjes së të ardhurave. Kjo pasi Policia ka pasur informacion për akuzën e fshehjes së parave, ndërkohë gjatë kohës që  mbahej nën vëzhgim, është shoqëruar me persona të inkriminur. Vetë efektivi nuk ka lidhje me atentatin në Don Bosko. Nuk është I shoqëruar në lidhje me atentatin e Don Boskos, por ka të bëjë me një person, që ky më herët është shoqëruar dhe personi tjetër që efektivi është shoqëruar, dyshohet si i përfshirë jo në mënyrë direkte në atentat, por si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes”, raportoi gazetarja.

Atentati u regjistrua mbrëmjen e të dielës në një prej lokaleve, i cili rezulton në pronësi të Fation Muratit. Ky i fundit, edhe pse ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie” dyshohet se është arratisur nga Shqipëria, fillimisht në Kosovë, e më pas drejt Turqisë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!