Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka qenë i ftuar në një lidhje Skype në “Special Report” me gazetarin Arlind Isa në ABC News, ku foli për atentatin e mbrëmshëm në “Don Bosko”.
Karamuço u shpreh se vetëm një vit më parë, rreth 800 metra nga atentati që ndodhi mbrëmë ka ndodhur thuajse e njëjta ngjarje.
Ai shtoi se përplasja mes këtyre grupeve në gati 3 vite ka sjellë më shumë se 13 viktima, duke theksuar atentati i mbrëmjes së djeshme është një kundërofensivë e një grupi që mendohej se nuk kishte më fuqi.
“Ne kemi bërë një profilizim dhe ngjarja është e njëjtë me atë të një viti më parë po në Don Bosko.
Një makinë që parkon, dalin dy persona godasin dhe ndiqet i njëjti itinerar.
Ata kanë mbi 3 vjet dhe deri më tani ka mbi 13 të vdekur. Me këtë atentat të fundit ka nisur kundërofensiva. Kundërofensivë e një grupi që mendohej se nuk kishte më fuqi.
Autorët kanë pasur objektiv një tavolinë. Plumbat kanë plagosur edhe persona të tjerë, ku edhe humbi jetën një zonjë .
Autorët kanë pasur frikë të futen në lokal dhe goditur nga një distancë sigurie.
Fatkeqësisht nga ai vend ku është bërë atentati deri në vendin ku është djegur makina ka pasur 6 pika kontrolli policore dhe dy pika kamerash inteligjente që japin alarm në kohë reale.
Asnjë postobllok asnjë prej kamerave nuk kanë dhënë asnjë sinjal, është alarmante, çfarë ka ndodhur,” tha Karamuço.r.t/abcnews.al