Atentati në Dobraç të Shkodrës, shkon në 4 numri i viktimave

schedule09:22 - 3 Nëntor, 2024

schedule 09:22 - 3 Nëntor, 2024

Rëndohet bilanci nga atentati në Dobraç të Shkodrës, ngjarje e ndodhur më 30 tetor, teksa ka shkuar në 4 numri i viktimave.

Në spital ha humbur jetën Bashkim Basha, i cili u përplas nga automjeti me të cilin udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët mbetën viktima të atentatit.

Basha po udhëtonte me bashkëshorten e tij, Fluturën me motomjet, teksa u përplasën nga automjeti i Licit.

Grupi hetimor ka dyshime se autorët janë vrasës me pagesë nga Mali i Zi.

Nga verifikimet rezulton se makina e viktimave të ketë hyrë në vendin tonë po ashtu nga Mali i Zi në ditët e fundit.

Hetuesit kanë sekuestruar më shumë se 35 gëzhoja në vendngjarje të qitura nga të dyja armët kallashnikovë.

Ndërsa makina e djegur e autorëve, deri tani nuk ka prodhuar asnjë të dhënë për grupin hetimor për ti ndihmuar ata në identifikim autorësh, pasi numri i shasisë është dëmtuar nga zjarri. Megjithatë, mjeti është dërguar për ekspertim për të parë nëse do të përfitohet ndonjë provë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!