Atentati në burg, Kolaveri apelon vendimin

schedule14:47 - 28 Nëntor, 2017

schedule 14:47 - 28 Nëntor, 2017

Ergys Kolaveri kundështon në Apel dënimin e tij me 20 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Në javën e dytë të nëntorit, Kolaveri u fajësua si personi që qëlloi me snajper drejt një të paraburgosuri në burgun e Vaqarrit në 30 korrik 2016. Në ankimimin e depozituar nga avokatët e tij në Apelin e Krimeve te renda, Kolaveri këmbëngul në pafajësinë e tij. Avokatët e Kolaverit kanë pretenduar se klienti i tyre është fajësuar për “vrasje për gjakmarrje”, të mbetur në tentantive pa prova, por vetëm me indicie. Ashtu si edhe në Shkallën e Parë, avokatët kërkojnë në ankim deklarimin e Kolaverit të pafajshëm dhe urdhërimin e lirimit të tij nga qelia. Në ngjarjen për të cilën u dënua Kolaveri në burgun e Vaqarrit u plagos në këmbë i paraburgosuri Lili Dule.  Sipas prokurorisë, shenjestra e atentatit ishte Gazmir Daci, i dyshuar për vrasjen e vëllait të Ergys Kolaverit dhe plagosjen e tjetrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!