Atentati ndaj Xhevdet Plakut/ Përgjimet, dyshohet i përfshirë dhe Fatjon Dervishi, që u vra në shtator 2023

schedule15:50 - 25 Dhjetor, 2023

schedule 15:50 - 25 Dhjetor, 2023

Në atentatin e dështuar ndaj Xhevdet Plakut në 2019-tën përveç emrave të Algert dhe rexhep Rapit si dhe Dejvi Gjermenit dyshohet te kete qene i perfshire edhe Fatjon Dervishi, që u vra në shtator të këtij viti në Sukth.

Hetimet e autoriteteve holandeze dhe te dhenat e perfituara nga përgjimet mund të ndihmojnë hetuesit në zbardhjen e vrasjes së Fatjon Dervishit. Gjatë komunikimeve ata flasin me njëri-tjetrin për rrezikun e ndonjë atenati apo edhe për çështje të trafikut të drogës. Në një përgjim ambiental të realizuar nga autoritetet holandeze mes Dejvi Gjermenit dhe Fatjon Dervishit që njihej edhe me emrin Toqja, ose Toni Mergan dervishi thote se për të vrarë Xhevdet Plakun është shumë e vështirë.

Madje në përgjime ai shprehet se edhe vete ishte shumë I kujdesshëm sa herë që shkonte ne shqiperi, pasi i druhej ndonjë atentati. Dervshi, që u qëllua me breshëri automatiku më 27 shtator të këtij viti, tregonte ne bisedat me dejvi Gjermenin se Xhevdet Plaku ua kishte shpërndarë njerëzve të tij fotot e personave që I konsideronte si kundërshtarë, përfshi Algert dhe Rexhep Rapin, te interesuar për vrasjen e tij.

Në një tjetër episode te pergjimeve, qe ndodhen ne dosjen e prokurorise, i ndjeri Dervishi tregon se i kishte propozuar Algert Rapit qe ai të vriste vëllain e Xhevdet Plakut për shkak se nuk ruhej dhe lëvizte lirshëm, ndërsa gjate ceremonisë mortore Fatjon Dervishi do të vriste Xhevdet Plakun.

Pak ditë më parë spak vuri në pranga Rrexhep Arapin, nipin e tij Algert Arapi si të përfshirë në atentatin e deshtuar ndaj Xhevdet Plakut. Ne kete ngjarje dyshohet si i perfshire edhe ish-oficeri i policise Dedan Gjoni, i arrestuar disa jave me pare me urdher te spak ne kuader te nje grupi kriminal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!