“Atentati ndaj Trump, terrorizëm i brendshëm”, Sulaj: Nuk ka akoma një përfundim të hetimeve nga FBI

schedule13:53 - 15 Korrik, 2024

schedule 13:53 - 15 Korrik, 2024

Freelancer Saimir Sulaj ka folur për atentatin që iu bë të shtunën Donald Trump nga një 20-vjeçar republikan në një tubim elektoral.

Në një lidhje me Skype nga SHBA për “Tirana Live”, ai ka thënë se nuk ka akoma një përfundim të hetimeve nga FBI.

Sipas Sulajt, atentati ndaj Trump ishte një terrorizëm i brendshëm. Sakaq, ai theksoi se ish-presidenti ishte falenderues ndaj shërbimeve sekrete, por dhe kritikues ndaj drejtuesve, që nuk kanë caktuar një numër më të madh punonjësish dhe nuk kanë caktuar një hapësirë më të gjerë për vendet ku do të mbahen këto mbledhje politike.

“Përceptimi që është dhënë dhe që i mëshohet më shumë është retorika politike tepër e ashpër, tepër e polarizuar gjatë gjithë këtyre viteve të fundit duhet thënë, duke nisur që nga viti 2015 ku zoti Trump nisi fushatën zgjedhore për president javën e parë të mandatit të parë. Por së fundmi, dy javët e fundit ka qene tepër e ashpër, republikanët ia vënë fajin demokratëve që e portretizojnë zotin Trump si diktator, madje, ka arritur deri aty sa është quajtur fashist. Madje, e gjitha kjo sipas tyre ka nxitur njerëzit që të kenë reagime.

Ky është përceptimi i parë, pavarësisht nuk ka ende një përfundim të FBI në lidhje me ngjarjen. Hetimet vijojnë. Po hetohet nëse ka qene i vetëm apo ka bashkëpunuar me të tjerë, se cilat ishin arsyet që çuan në këtë ngjarje. Kështu që hetimet po vijojnë, por nuk përjashtohet as teoria e një terrorizmi të brendshëm siç quhet këtu në SHBA, që ky atentat mund të cilësohet dhe terrorizëm i brendshëm. Hetimet vazhdojnë, kështu që mbase është akoma shpejt për të dalë në një përfundim.

Zoti Trump i ka falenderuar shërbimet sekrete për punën e bërë, por ka kritika për ta. Kritikat i adresohen më së shumti drejtuesve të shërbimit të fshehtë të SHBA, që nuk kanë caktuar një numër më të madh punonjësish dhe nuk kanë caktuar një hapësirë më të gjerë për vendet ku do të mbahen këto mbledhje politike, këto mbledhje të fushatës së zotit Trump.

Duhet të kujtojmë që qitësi ka qene në një distancë rreth 130-150 metra, jashtë perimetrit të mbuluara nga shërbimet e fshehta. Këto janë kritikat që janë bërë. Vetë zoti Trump i ka falenderuar nuk ka bërë ndonjë kritikë, ka pasur kritika nga ana e republikanëve, sa kanë arritur deri aty sa kongresmenë republikanë kanë thënë do të ketë së shpejti dhe një seancë dëgjimore me përfaqësues, për ta pyetur dhe për të pyetur lidhur me këtë çështje”, u shpreh Sulaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!