Atentati ndaj Trump/ Laci: E vështirë që ta marrë përsipër një student. Goxhaj: Ekipi i sigurisë s’ka bërë inspektim të plotë

schedule21:30 - 22 Korrik, 2024

schedule 21:30 - 22 Korrik, 2024

Presidenti amerikan, Joe Biden, është tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit dhe i ka ofruar mbështetje nënpresidentes, Kamala Harris. Kjo është tema që po diskutohet këtë të hënë në emisionin “360 Gradë”.

Gazetari Dritan Laçi u shpreh: “Unë mendoj që në atë që po ndodhte pas atentatit, ku veshi i Trump u kthye në një lloj modusi, që njerëzit shohin gjak dhe plumba. Ata gjithmonë priren që të bëhen bashkë me viktimën. Mendoj që Biden ka parë që më përpara një rënie të trenit të tij dhe cështja e sigurisë ha shumë diskutim. Shpesh këto lloj atentatesh kamuflohen dhe si ato skemat e ndeshjes.

Është shumë vështirë që një profil i një student 20 vjeçar të marri, i cili nuk ka qene kurrë i hapur të fliste për politikën dhe të marri përsipër një atentat të tillë, lë shumë vend për hamëndësime”.

Kapiteni Dritan Goxhaj ka thënë se “plumbi që goditi Trumpin, vrau Biden. Gjatë hetimit deri tani është bërë me 7 pika të ndryshme, ku ka çeduar siguria. E para, ekipi sekret i Trump nuk ka qene ai i zakonshmi. Është zëvendësuar dy ditë më përpara. Shefi i ruajtjes është bërë një person që nuk ka asnjë eksperiencë në këtë fushë. E treta, ekipi nuk ka bërë inspektimin e plotë dhe nuk i ka mbyllur ndërtesat”.

Ndërsa gazetarja Anduena Llabani deklaroi: “Unë mendoj që më e siguruara në këtë histori është Kamela Harris, që përveç faktit që është ish prokurore dhe për shkak të pozicionit që ka mbajtur dhe mos të harrojmë që është një ekip pas presidentit Trump në këtë histori. Harris vërtetë u pa si një kandidate kryesore që do të dominonte Trump, port ë gjitha sondazhet u morën kur kjo zonjë nuk ishte kandidate potenciale”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!