Atentati ndaj Trump tronditi jo vetëm SHBA por mbarë opinionin ndërkombëtar. Sipas analizës mjeko-ligjore deri në tre armë u qëlluan në tubimin e Trump në Butler, Pensilvani të shtunën.
Personi i armatosur ishte rreth 100 deri në 150 m larg nga podiumi, sipas ekspertit të mjekësisë ligjore Robert Maher.
Ky përfundim përputhet me analizën e CNN se personi i armatosur ishte në një çati 393 deri në 492 metra nga podiumi kur u dëgjuan të shtënat.
Sipas njoftimit të FBI-së të dielën, sulmuesi 20-vjeçar, Thomas Mattheë Crooks, ka vepruar i vetëm. Krahas armës së tij, në incident janë qëlluar edhe nga armët e organeve të sigurisë të cilat e kanë neutralizuar atë.
Burimet e sigurisë të cituara nga ABC News thonë se FBI ka në posedim të saj tre armë nga ngjarjet e së shtunës në Butler, Pensilvani: armët përfshijnë një që i përket sulmuesit, një që i përket agjentit të Shërbimit Sekret që qëlloi dhe vrau sulmuesin dhe një që i përket një zëvendësi të sherifit të kontesë Butler.
/abcnews.al