Atentati ndaj të rrezikshmit të Vlorës, merret vendimi për 4 të akuzuarit

schedule14:16 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 14:16 - 13 Dhjetor, 2019

Ekzekutorët e përfshirë në atentatin ndaj 27 vjeçarit Inez Hajrrulla, do të vijojnë të qëndrojnë në burg.

Mbrojtja ka kërkuar ndryshim të masës së  sigurisë për Daut Elmazi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani dhe Ardjan Ahmeti mbi të cilët rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese dhe mbajtje pa leje e armëve, municioneve, armëve shpërthyese. Atentati i dytë ndaj Inez Hajrrulla ndodhi në lungomare më 10 Maj 2019, ku mbeti i plagosur  një  kalimtar i rastit.

Informacion

Ngjarja ndodhi në 10.05.2019, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe si pasojë mbeti i plagosur 63-vjeçari D. C., ju informojmë se: Policia e Vlorës, si rezultat i punës intensive hetimore prej 6 muajsh, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, ka bërë zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcave Operacionale, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e personave të dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurmimi”, si rezultat i të cilit kanë bërë ndalimin e shtetasve: • D. E., 25 vjeç, banues në Vlorë; • A. G., 24 vjeç, banues në Fier; • D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë; • A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë;/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!