Atentati ndaj Putin, Meçollari: Droni është nisur nga Ukraina, mund të jetë komanduar nga persona brenda Rusisë

schedule20:46 - 27 Prill, 2023

schedule 20:46 - 27 Prill, 2023

Kapiten Artur Meçollari i ftuar i përhershëm në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, foli në lidhje me atentatin me dron të bërë ndaj Vladimir Putin.

Lajmin e bëri publik pak ditë më parë “Bild” pas një investigimi, ku bënte të ditura të gjitha detajet e këtij atentati të dështuar nga Ukrainë ndaj Putin.

Në lidhje me dronin e cili kishte një sasi lëndë plasëse, Meçollari shprehet se ai është nisur nga një territor i papushtuar i Ukrainës dhe ka një rreze prej 800 kilometrash, por mund të komandohet deri në 100 kilometra.

Duke para distancën rreth 500 kilometra, kapiteni thotë që dronit ose mund t’i jetë vendosur GPS, ose mund të jetë komanduar më pas nga persona brenda territorit të Rusisë.

Droni është nisur nga një territor Ukrainës i papushtuar nga Rusia. Ai ka një rreze 800 kilometra, por mund të komandohet deri në 100 kilometra.

Për të arritur preçizionin ai mund të ketë një GPS, por mundet që te ketë pasur edhe persona brenda Rusisë që mund ta kenë kontrolluar.

Ky është droni i dytë që bie në rrethinat e Moskës. Në mars ka qenë një dron tjetër që ka rënë 50 kilometra larg Moskës”, tha Meçollari.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!