Prokuroria për krime të rënda ka marrë në duar disa nga dosjet gjyqësore të mbivendosjes së pronave në Durrës, ku janë të përfshirë edhe emra të njohur të botës së krimit. Në sitën e Prokurorisë për Krime të rënda, janë duke kaluar disa prona që dyshohet se i ka përvetësuar familja Muharremi.
ABC News zbulon detaje të reja nga hetimet për atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj, pasditen e 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë se një biznesi fare pranë vendit të ngjarjes, ku duken qartë dy makinat nga të cilat është qëlluar si dhe automjetit me të cilin udhëtonin prokurori Ndoj, shoferi i tij andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi, i njohur me nofkën “Rrumi i Sukthit.
Po sipas grupit hetimor, nga hetimet e deritanishme ka dalë se njëri nga kallshanikovët ishte bllokuar në momentin e atentatit. ABC Neës mëson gjithashtu se ne makinen Mercedes benz eshte gjetur nje tjeter gjume gishti qe nuk i perket Redjan Rrajes, kushëririt të deputetit socialist Rrahman Rraja.
Grupi hetimor ka marrë në pytetje të dashurën e Rrajës, me inicialet K.K., për të mësuar më tepër se ku ndodhej 35-vjeçari në momentin e atentatit.
Gjithashtu prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, që po merren me hetimin e kësaj ngjarjeje, pistë kryesore kanë perplasjen e grupeve kriminale në Durrës për të zotëruar pronat në Gjirin e Lazit. Burime kanë bërë me dije për ABC News se prokurorët kanë në duar disa nga dosjet e proceseve gjyqësore për tjetërsimin e pronave në qytetin bregdetar, të cilat kanë pasur në thelb të tyre emra të njohur të botës së krimit të organizuar.
Në sitën e grupit të hetimit të Krimeve të Rënda, janë duke kaluar edhe disa prona që dyshohet se familja Muharremi i ka përvetësuar. Kryesisht janë prona shtetërore, por që rezultojnë të regjistruara në emrin e tyre. Gjithashtu po hetohen nga Krimet e Renda dosja për pronat e Palë Selcukut i cili pasi fitoi betejën gjyqësore me Bashkinë e Durrësit, ia shiti më pas pronën e tij prej 45 hektarësh “Rrumit”. Interesat e Selcukut janë mbrojtur në gjykatë nga bashkëshortja e prokurorit Arjan Ndoj.
Ndërkohë përsa i përket makinës së autorëve të atentati Mercedez Benz ngjyre gri me targë AA 342 LM, autorët nuk kanë mundur ta djegin pasi gjatë atentatit ndaj prokurorit Ndoj dhe dy miqve të tij ata kanë vëne re se një makinë tjetër po i ndiqte nga pas.
Ky dyshim ka bërë autorët që ta braktisin makinën tip Benz në fshatin Shkafan të ishimit dhe të largohen. Organi i akuzës ka të arrestuarin e parë, Rredjan Rrajën, si të dyshuarin kryesor që qëlloi mbi automjetin e prokurorit duke plagosur 3 persona. Burimet thonë se Rraja është lokalizuar nga antenat e kompanive celulare shumë pranë zonës ku ka ndodhur atentati, të Premten e 1 Nëntorit. /abcnews.al