Atentati ndaj prokurorit Ndoj, Dervishi: Nuk është Falkone shqiptar, ngjarja mund lidhet me pronat

schedule20:26 - 4 Nëntor, 2019

schedule 20:26 - 4 Nëntor, 2019

 “Nuk mund të themi që ky është prokurori  më i mirë. Ky nuk është Falkone shqiptar, por unë do ta lidhja këtë histori me pronat”. Kështu u shpreh gazetari ABC Story Ferdinand Dervishi ka folur në studion e “Mbrëmjen në ABC News” të Mirela Milorit, në lidhje me atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj.  Sipas tij kjo ngjarje ka lidhje me mafien e pronave në Shqipëri dhe tjetërsimin e tyre.

“Unë do ta quaja mafia e pronave në Shqipëri, ose grupime kriminale që merren me tjetërsime pronash. Duke parë se me kë ishte prokurori në makinë mund të bëhet një lidhje e tillë.

Jemi në shpërthim të disa konflikteve që kanë të bëjnë me mafien e pronave që kanë gjeneruar miliona euro, shkojnë deri atje sa i vënë pistoletën në kokë kryeregjistruesit. Jemi në një moment që këta njerëz janë bërë shumë të pushtetshëm, të pasur dhe po krijohen konflikte të këtyre me shtetin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!