Atentati ndaj prokurorit Ndoj, Braimllari: Qytetarët janë të pambrojtur

schedule19:04 - 2 Nëntor, 2019

schedule 19:04 - 2 Nëntor, 2019

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Brahimllari shprehet se ngjarja e mbrëmshme dhe të tjera si kjo, rrisin pasigurinë e qytetarëve, të cilët ndihen çdo ditë e më të frikësuar, siç thotë ai.

Ish deputeti i LSI shton më tej se ministria e Brendshme është kthyer “në institut statistikash dhe numëron vetëm viktimat”.

Reagimi i Endrit Braimllarit:

Siguria publike ne meshire te fatit.

Qytetaret po perballen çdo dite e me shume me ngjarje te renda dhe nuk ka asnje reagim apo plane masash nga kjo qeveri.

Qytetaret jane lene ne meshire te fatit sepse Kryeministri dhe qeveria e tij jane ne sherbim te oligarkise dhe krimit te organizuar.

Ministria e Brendshme me Sander Lleshin minister eshte kthyer ne institut statistikash, numeron vetem viktimat, aksidentet dhe kilogramet e kokaines qe kalojne sa ne nje port ne portin tjeter.

Qytetaret jane te pambrojtur nga instuticionet e sigurise, qe per fatin tone te keq vetem numerojne viktimat dhe nuk bejne asnje gje tjeter.

Ne kete situate te rende per vendin zgjedhjet jane e vetmja zgjidhje per te kthyer rendin dhe sigurine publike, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik te vendit. Per te forcuar instuticionet dhe per te kthyer besimin e qytetareve tek nje shtet qe mbron interesat e tyre./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!