Plagosja e prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, së bashku me shoferin e Andi Maloku dhe Aleksandër Laho, i njohur me pseudonimin “Rrumi”, vijon të mbetet ende pa një autor të dyshuar. Burime kane konfirmuar për ABC News së ditën e Hënë pritet të kemi rezultate konkrete nga ekpertiza që po i bëhet makinës që dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit.
Prokuroria e krimeve të rënda vijon punën në mënyrë intensive për zbardhjen e plotë të ngjrjes dhe identifikimin e autorëve.
Grupi i hetimit deri në këto momente është fokusuar në disa pista, ku më kryesorja mbetet ajo e goditjes për shkak të detyrës të Prokurorit Ndoja dhe për këtë arsye grupi i hetimi ka administruar dosjet hetimore që mbajnë firmën e Arjan Ndojës, për të zbuluar ndonjë ndetaj që mund ta dërgojnë drejt atenatorëve.
Ndërkohë, Krimet e Rënda kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit ku kanë ngrënë drekë, prokurori së bashku me dy personat e tjerë për të zbuluar nëse autorët i kanë ndjekur që nga lokali.
Grupi i hetimit ka ndyshime edhe për një makinë të dytë e cila ka mbikqyrur atetntatin e bërë ndaj Prokurorit, dhe Rrumit. Një tjetër pistë që po heton prokuroria është edhe një atentat i mundshëm kundrejt Aleksandër Lahos, lidhur me të shkuarën e tij kriminale, pasi ai është një person me pecedente të meparshëm penal.
Organi i akuzës po heton gjithashtu lidhjen midis Prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksandër Lahos, edhe pse Prokurori është shprehur se e ka mik. Ndërkohë nga ana tjetër grupi i hetimit nuk ka mundur të sigurojë dëshmin e Aleksandër Lahos.
Këtë të dielë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka zhvilluar një takim në drejtorine e Policisë së Tiranës me ekspertet që po merrën me hetimin e plagosjes së prokurorit dy ditë me parë.
Burime Konfirmojnë se Veliu ka kërkua informacione se kujanë me hetimete deri në këto moment ndërko u ka kërkuar ekspertëve që të mblehdin sa me shpejt provat, nga makina që dyshohte të jetë përdorur nga autorët që më pasi u gjet e braktisur dhe të dërgohen në laboratorin e kriminalistikës për ekspertizë të thelluar.
Veliu u kërkoi ekspertëve që sa me shpejt të kenë rezultate konkrete./abcnews.al.