Atentati ndaj Plarent Dervishajt, lirohet Bashkim Haxhiaj

schedule13:35 - 2 Janar, 2020

schedule 13:35 - 2 Janar, 2020

Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë, Bashkim Haxhiajn. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se trupa gjykuese ka dhënë masën “arrest shtëpie” për Haxhiajn.

Ky i fundit është njeriu i vetëm i arrestuar nga policia në ngjarjen e atentatit me armë ndaj kunatit të Lul Berishës, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe.

Atentati ndodhi më 20 qershor 2019. Haxhiaj ishte në makinë me Dervishajn dhe Meçen në momentin e atentatit. Nga atentati mbeti i plagosur kunati i Lul Berishës si dhe mori tre plumba Meçaj. Makina në të cilën ndodheshin tre shokët u qëllua me breshëri kallashnikovi nga dy atentatorë, dhe shkak dyshohej e kaluara e këtyre personave. Pasi është larguar makine e autorëve, Haxhiaj ka dale dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!