Atentati ndaj ish-prokurorit, shtyhet seanca në GJKKO për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn

schedule10:54 - 10 Shkurt, 2021

schedule 10:54 - 10 Shkurt, 2021

Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se shkak për shtyrje të seancës është bërë fakti që nuk janë paraqitur të dëmtuarit nga vepra penale, si ish-prokurori Ndoji, miku i tij Rrumi dhe familjarët e të ndjerit Andi Maloku, që ndodheshin bashkë në makinë.

Atentati ka ndodhur me 1 nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit ku u plagosën prokurori Ndoj miku i tij Aleksandër Laho dhe shoferi Andi Maloku i cili humbi jetën një javë me vonë në spital.e.su/abcnews.al