Atentati ndaj Bledar Muçës e Florenc Çapjas, Prokuroria 22 vjet burg Hasanpapës

schedule11:30 - 18 Shtator, 2019

schedule 11:30 - 18 Shtator, 2019

Prokuroria e Elbasanit kërkoi 22 vite burg për Shkëlzen Hasanpapajn, që dyshohet se ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, një ngjarje e ndodhur më 6 qershor të vitit 2016.

Dy prokurorët e çështjes Neritan Hoxha dhe Ritvan Suka lexuan konkluzionet përfundimtare, duke i kërkuar trupit gjykues, deklarimin fajtor të të pandehurit Shkelzen Hasanpapaj dhe dënimin e tij me 22 vite burgim për tentativën e vrasjes ndaj Bledar Muçës dhe Florenc Çapjas dhe plagosjen e një punonjëse të Policisë së Elbasanit.

Vepra penale për të cilën akuzohet Hasanpapaj është “Vrasje me paramendim ndaj një ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”.

Pas krimit, Hasanpapaj u largua në drejtim të Holandës, ku dhe u arrestua për t’u ekstraduar më pas në Shqipëri. Ai nuk i ka pranuar akuzat e prokurorisë, ndërkohë që vendimi i Gjykatë pritet të merret në datën 1 nëntor. /ABC news Albania 24/7