Atentati ndaj babë e bir në Dukagjin, dy pistat ku po përqëndron hetimet policia

schedule10:12 - 28 Shtator, 2023

schedule 10:12 - 28 Shtator, 2023

Dy janë pistaty ku policia po përqëndron hetimet në lidhje me atentatin e ndodhur në Dukagjin, ku mbeti viktimë 74-vjeçari Gjin Guri dhe u plagos i biri Zef Guri, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se mes tyre dhe autorëve të dyshuar, mund të ketë pasur një konflikt të hershëm, por vrasja mund të lidhet edhe me pazaret e drogës.

“Gjendja e tij është e rëndë, ka marrë 4 plumba. Pak momente pas goditjes, 74-vjeçari ka ndërruar jetë. 4 të shpallurit në kërkim, ndodhen ende në arrati, pasi ngjarja ka ndodhur në muzgë, rruga e Dukagjinit është e vështirë. Kanë arritur të largtohen edhe prej terrenit. Janë identifikuar si autorë të dyshuar.

Gjin Guri ndodhej në lokalin e tij ku punonte gjatë verës. Ajo që policia po heton, është një konflikt i disa javëve më parë midis Gjin Gurit dhe personave të dyshuar. Nuk përjashtohet ndonjë konflikt i autorëve të dyshuar me Gjin Gurin për shkak të bimëve narkotike. Pisa ktyrsre mud të jetë një konflikt i hershëm i Gjin Gurit dhe autorëve. Ende nuk kemi një informacion nëse personat e përfshirë në këtë konflikt, kanë qenë me precedent penal”, raportoi gazetari i ABC News, Simon Shkreli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!