Ramazan Rraja i arrestuar për atentatin e ndodhur më 1 nentor të vitit 2019, ndaj ish Prokurorit Arjan Ndoja, i cili aktualisht mban postin e deputetit nën siglën e Partisë Demokratike ka mohuar të ketë kidhje me këtë ngjarje.
I thirrur në gjyqin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meces, i pandehuri Ramazan Rraja ka thënë se në momentin e atentatit ai ndodhej jashtë territorit të Shqipërisë.
Ramazan Rraja: Nuk kam siguruar kushte as për Arjan Ndoj, as për Genci Malokun. Nuk kam patur asnjë automjet në përdorim në momentin që jam arrestuar. Në 1 nëntor kam qenë jashtë territorit të Shqipërisë përpara dhe pas asaj ngjarje.”
Më tej Ramazan Rraja ka mohuar të ketë njohje me Arjan Ndojn dhe me persona të tjerë që kanë qënë në automjet me të kur u bë atentati, por nga ana tjetër ka pranuar njihjen me Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçen.
Ramazan Rraja: Plaurent Dervishaj e njoh, Redjan Rrajën e kam kushëri, Julian Meccaj e njoh, ndërsa të pandehurit e tjerë i kam njohur në burg. Arjan Ndoj, Vullnet Mucca, Aleksandër Laho etj, nuk i njoh i kam parë vetëm në televizor. As Ervin apo Luan Matën. Nuk kam patur aplikacion sky.
SPAK e akuzon Ramazan Rrajën dhe kushëriri i tij Redjan Rraja e persona të tjerë në qytetin e Durrësit, se kanë bashkëpunuar në atentatin 1 nëntorit 2019 në zonën e Sukthit, në të cilin mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën Aleksandër Laho, i njohur gjithashtu edhe si Pëllumb Muharremi apo Rrumi dhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja. Ramazan Raja, është nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rrajës, dhe rezulton se është dënuar edhe në Belgjikë.
Në maj te vitit 2024 SPAK njoftoi se kishte zbardhur tentativat e vrasjes ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dërgoi për gjykim çështjen ndaj Plaurent Dervishaj, i njohur si pjesë e të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”, Julian Meçaj, Bledar Polovinën, Amar Shkëmbin (alias Dritan), Ramazan Rrajën, Endrit Sinanin, Julian Meçaj, Genti Nderjakut, Bashkim Haxhijas dhe Julian Pjetrit, të akuzuar per nje sere atentatesh dhe vrasjen e te ndjerit Andi Maloku./abcnews.al


