Një 30 vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën Fier-Vlorë , në afërsi të fshatit Novoselë. Ai ka qenë në një automjet tip “Volkswagen” kur është zënë pritë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./abcnews.al