Pas atentatit të ndodhur në Tiranë, forca të shumta të FNSH-së janë nisur në drejtim të Mirditës.
Policia e Lezhës e ndihmuar nga forcat RENEA po ushtron kontrolle në disa banesa në Mirditë ku jetojnë familjarë të personave që janë të dyshuar si të përfshirë në hakmarrje ndaj Preng Gjinit.
51 vjeçari Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë pasditen e kësaj të marte nga një shpërthim tritoli i vendosur në makinën me të cilën udhëtonte.
N.D./abcnews.al