Atentati më tritol në Tiranë, çfarë gjeti policia në makinën e Sadikajt

schedule10:37 - 12 Qershor, 2022

schedule 10:37 - 12 Qershor, 2022

Zbardhen të tjera detaje për atentatin e ditës së djeshme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari, Aleksandër Sadikaj.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se gjatë këqyrjes së vendngjarjes, policia gjeti e bllokoi me cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër pistolete te dëmtuar.

Specialistet me të mirë të IT,  të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit dhe atë te Tiranës po këqyrin kamerat në kryeqytet për itenerarin e lëvizjes së Sadikajt.

Lexo edhe: https://abcnews.al/si-ne-palermo-mund-te-kishte-patur-shume-viktima-detaji-qe-nuk-e-moren-parasysh-vrasesit-e-aleksander-sadikajt/

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në kryeqytet. Makina me të cilën po lëvizte i riu u hodh në erë me bombë të telekomanduar. Sadikaj u nxor nga mjeti i gjallë, por i gjymtuar, ndërsa për shkak të plagëve të shumta ai humbi jetën pak minuta më vonë në spital.

Aleksandër Sadikaj ishte emër i njohur për drejtësinë. Ai akuzohej për një plagosje të ndodhur më 9 korrik 2019 në një plazh në zonën pranë Kanalit të Cukës në Sarandë.

Po ashtu, në bashkëpunim me një person tjetër ai ka qëlluar me thikë 3 herë në krah dhe në gjoks një 40-vjeçar nga Vlora. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!